Shqiptarët krenohen se janë shqiptarë, kudo që janë. Që në moshë të vogël mësohet se sa e vlefshme është të jesh i tillë.

Një video e publikuar së fundi në Facebook arriti të marrë mijëra klikime, shumë pëlqime dhe komente pozitive.

Sponzoret

Një vogëlush shfaqet para kamerës duke thënë se ka lindur në Zvicër, por këmbëngul në origjinën e tij, transmeton Indeksonline.

Babai i tij mundohet që me shaka ta ngacmojë duke i thënë se ai është zviceran dhe jo shqiptarë, por vogëlushi assesi nuk e pranon këtë.

“Unë jam shqiptar, por kam lindur në Zvicër,” dëgjohet të thotë i vogli që këmbëngul deri në fund për origjinën e tij.

Sigurisht se kjo gjë është mjaft e bukur për t’u dëgjuar, aq më tepër nga një vogëlush kaq i këndshëm sa ai./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here